Njoftim

  • Te gjitha Fotot

    Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės merr mbėshtetje nga Ambasada e Finlandės nė Kosovė.Kryetari i Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės z. Lulzim ALIAJ, ka pritur nė takim Ambasadoren e Finlandės nė Kosovė znj. Anne HUHTAMÄKI, dhe z. Jouni Lehtimaki,udhėheqės i njėsisė ligjore nė Zyrėn e Pėrfaqėsuesit Special tė Bashkimit Evropian

 Kryetari Aliaj, pasi qė ka vlerėsuar lartė vizitėn e ambasadores, e ka njoftuar Ambasadoren Huhtamäki, pėr funksionet kushtetuese dhe ligjore tė Kėshillit pėr mbikėqyrjen e zbatimit tė legjislacionit pėr shėrbimin civil, pėr tė arriturat e Kėshillit nė zbatimin e kompetencave dhe pėrgjegjėsive si dhe pėr sfidat dhe vėshtirėsitė me tė cilat pėrballet ky institucion.

Kryetari Aliaj, kėrkoi pėrkrahje nga ambasadorja dhe nga shteti i Finlandės, pėr kėmbimin e pėrvojave mė tė mira nė mbikėqyrjen e administratės publike si dhe mbėshtetje pėr zbatimin e funksioneve kushtetuese dhe ligjore tė Kėshillit.

Ambasadorja e Finlandės nė Prishtinė ka theksuar se shteti i saj ėshtė i pėrkushtuar pėr ta mbėshtetur Kosovėn nė rrugėn e saj drejt integrimit evropian, reformimit tė sistemit tė drejtėsisė, si dhe proceset tjera tė rėndėsishme pėr vendin dhe ka ofruar mbėshtetje pėr Kėshillin e Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės.

Po ashtu Ambasadorja e Finlandės nė Prishtinė, vizitoi hapėsirat e punės sė Kėshillit, dhe u njoftua nga afėr me kushtet shumė tė vėshtira tė punės pėr Kėshillin.

Pėrfundim i pėrbashkėt i takimit ishte qė Kosova ka nevojė pėr administratė publike profesionale dhe qė ofron shėrbime pėr vendin dhe pėr qytetarėt nė pajtim me ligjin dhe standardet e njohura ndėrkombėtarė.