Njoftim

  • Te gjitha Fotot

    Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės, me rastin e 23 Qershorit–Ditės Ndėrkombėtare tė Shėrbimit Civil, i uron tė gjithė nėpunėsit civil tė Republikės sė Kosovės

Nė kėtė ditė, Kėshilli vlerėson se shėrbimi civil i Republikės sė Kosovės, si shėrbim i njė shteti tė ri ėshtė duke kaluar nėpėr  procese tė vėshtira tė konsolidimit dhe reformimit, duke pasur si vizion krijimin e njė shėrbimi civil profesional, tė paanshėm, gjithėpėrfshirės, efektiv dhe efikas nė kryerjen e shėrbimeve pėr qytetarėt dhe bizneset.

Kėshilli, ėshtė duke dhėnė kontributin e vet nė kuadėr tė mandatit kushtetues dhe ligjor, si dhe mbėshtetė fuqishėm tė gjitha veprimet e ndėrmarra nė procesin e reformimit tė administratės publike, por thekson se institucionet kompetente tė Republikės sė Kosovės, duhet tė kenė parasysh domosdoshmėrinė qė kėto reforma tė jenė koherente, tė qėndrueshme dhe tė aplikueshme nė kohėn kur ndėrmerren si tė tilla.

Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės, fton tė gjithė nėpunėsit civil dhe institucionet e administratės publike tė nivelit qendror dhe lokal qė kanė tė punėsuar nėpunės civil, qė tė kenė besim nė vendimmarrjen dhe punėn e gjithėmbarshme tė Kėshillit nė kryerjen e funksioneve tė veta kushtetuese dhe ligjore.

Ne ju garantojmė qė jemi nė zbatim tė plotė tė ligjit.