Komisioni parlamentar aprovon unanimisht Raportin Vjetor tė Punės sė Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyres

  • Te gjitha Fotot

    Me datėn 18.10.2017, kryetari i Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyres pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės, Shkėmb Manaj, i shoqėruar nga anėtaret e Kėshillit, Hajzer Salihu dhe Lulzim Aliaj, prezantoj nė Komisionin pėr Administratė Publike, Qeverisje Lokale dhe Media tė Kuvendit tė Kosovės, Raportin vjetor tė punės sė Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyres pėr Shėrbimin pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės pėr vititn 2016. Kryetari i Kėshillit, z. Manaj tha se raporti pėrmban tė dhėna dhe informata tė detajuara pėr tė gjitha aktivitetet dhe punėt e kryera nga Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės. Ai tha se nė raport pėrfshihen tė dhėna pėr punėt e kryera nė kuadėr tė funksionit tė zgjidhjes sė ankesave tė nėpunėsve civilė dhe kandidatėve pėr pranim nė shėrbimin civil, funksionit tė vėzhgimit tė procedurės sė emėrimit tė nėpunėsve civilė tė nivelit drejtues dhe funksionit tė mbikėqyrjes sė zbatimit tė rregullave dhe parimeve tė legjislacionit pėr shėrbimin civil.

"Kėshilli, gjatė vitit 2016, ka arritur tė shqyrtojė dhe vendos nė mėnyrė meritore pėr 571 ankesa tė nėpunėsve civilė dhe kandidatėve pėr pranim nė shėrbimin civil, prej tė cilave 514 ankesa tė pranuara gjatė vitit 2016 dhe 57 ankesa tė cilat janė bartur nga viti 2015 pėr vendosje nė vitin 2016", theksoi Manaj. Ai shtoi po ashtu se gjatė vitit tė kaluar, Kėshilli ka vėzhguar 248 pozita tė rekrutimit lidhur me procesin e emėrimeve tė nėpunėsve civilė tė nivelit drejtues, prej tė cilave, sipas tij, Kėshilli i ka aprovuar si tė rregullta 104 pozita tė rekrutimit, ndėrsa pėr shkak tė shkeljeve ligjore dhe procedurale, ka anuluar 144 pozita tė tjera.

"Nė kuadėr tė funksionit tė mbikėqyrjes sė zbatimit tė rregullave dhe parimeve tė legjislacionit nė pajtim me Planin e Monitorimit, Kėshilli ka realizuar 57 vizita monitoruese tė mbikėqyrjes sė zbatimit tė rregullave dhe parimeve tė legjislacionit pėr shėrbimin civil", theksoi kryetari, Shkėmb Manaj.

Pas diskutimeve dhe vlerėsimit tė punės sė Kėshillit, komisioni  pėrkrahu raportin unanimisht, duke i rekomanduar seancės miratimin e tij.