Pėr 6 muaj Kėshilli pėr Shėrbimin Civil ka pranuar 400 ankesa

  • Te gjitha Fotot

    Pėr gjashtė muajt e parė tė kėtij viti, Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės (KPMShCK) ka pranuar 400 ankesa nga shėrbyesit civilė dhe aplikuesit pėr punėsim nė shėrbimin civil, raporton Ekonomia Online. Pėr 244 ankesa njė kolegj i kėtij Kėshilli tashmė ka marrė vendim, ndėrsa ankesat e tjerat pritet qė tė shqyrtohen deri nė fund tė vitit. Kėshilli ka shqyrtuar ankesat e nėpunėsve civilė dhe aplikuesve pėr punėsim nė shėrbimin civil, mbikėqyrjen e zbatimit tė legjislacionit pėr shėrbimin civil dhe vėzhgimin e zgjedhjes sė nėpunėsve civil tė nivelit drejtues dhe niveleve tė njėjta nė institucionet lokale e qendrore. Por kėto vendime tė marra nuk po zbatohet nga institucionet lokale e qendrore, ka thėnė pėr Ekonomia Online Shkėmb Manaj, kryetar i KPMShCK-sė. Komuna e Prishtinės ka vonuar zbatimin e vendimeve.

“Tek niveli komunal, prijnė Komuna e Prishtinės. Komunat e tjera i kanė zbatuar tė gjitha vendimet e kėshillit kurse komuna e Prishtinės pėr vitin 2016 i ka pasur njė numėr tė konsiderueshėm tė vendimeve qė nuk i ka zbatuar. Pėrveē komunės sė Prishtinės, komunat e tjera janė korrekt dhe i kanė zbatuar tė gjitha vendimet e kėshillit”, ka thėnė Manaj.

Por edhe disa nga institucionet qendrore nuk po shprehin vullnet tė zbatojnė kėto vendime.

“Tek niveli qendror do tė thotė janė disa institucione, ėshtė Administrata Tatimore e Kosovės, Ministria e Infrastrukturės, Ministria e punėve tė jashtme po ashtu ndėrsa tek niveli komunal, do tė thotė lokal prijnė Komuna e Prishtinės”.

Por moszbatimin e vendimeve, Kėshilli njofton Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit, tė cilėt janė tė obliguar qė tė marrin veprime tė mėtutjeshme kundėr kėtyre institucioneve.

“Procedura ligjore e ka pėrcaktuar qė nė rast se institucioni nuk e zbaton vendimin, kėshilli e njofton Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit tė Kosovės, pastaj Qeveria ėshtė e obliguar qė tė marrė hapat dhe veprimet kundėr zyrtarėve tė pakujdesshėm qė nuk i respektojnė vendimet e kėshillit”, sqaroi Manaj.

Palėt e pakėnaqura me vendimet e Kėshillit mund t’i drejtohen gjykatės. Ēdo vit, rreth 25% tė vendimeve tė Kėshillit pėrcillen pėr nė gjykatė.

Por Manaj thotė se nė shumicėn e rasteve Gjykatat vėrtetojnė se vendimet e Kėshillit janė nė pajtim me ligjin.

Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės ėshtė kategori kushtetuese, konkretisht pėrcaktohet me nenin 101 pika 2 tė Kushtetutės.

Me Ligjin pėr KPMShCK-nė ky kėshill ėshtė organ i pavarur qė i raporton nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė Kuvendit tė Kosovės.

Nė Kėshill mund tė ankohen: nėpunėsit civilė tė Kosovės dhe aplikuesit pėr punėsim nė Shėrbim Civil tė Kosovės.

Ankuesi duhet tė shfrytėzojė procedurėn e brendshme tė organit punėdhėnės, fillimisht tė ankohet nė komisionin e ankesave, e pastaj nė KPMShCK. Pėrjashtimisht, nė raste tė pėrcaktuara mė ligj, mund tė drejtohen drejtpėrdrejt nė Kėshill.

 

 

Kontakti
Adresa:
Ndërtesa e Gërmisë, Rruga:"Nënë Terezë" p.n, 10 000 Prishtinë, Kosovë

 

 Sekretariati i Këshillit:
Tel:+381 (0) 38 212 296, ext:10 959 .
     +381 (0) 38 212 331, ext:10 958

 Emaili:Fitore.Aliu@rks-gov.net
          Asistente ekzekutive e Kryetarit