Njoftimi lidhur me trajnimin pėr prokuror

  • Te gjitha Fotot

    Nė kuadėr tė bashkėpunimit me Institutin Gjyqėsor tė Kosovės nė Kėshillin e Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil me datė 08.02.2017 ėshtė mbajtur trajnimi me temėn ,,Funksionet dhe pėrgjegjėsitė e Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės‘’. Nė trajnim kanė marr pjesė prokurorėt e emėruar nė kuadėr tė Programit tė Trajnimit Fillestar pėr gjeneratėn e V tė gjyqtarėve dhe prokurorėve. Kryetari i Kėshillit z.Shkėmb MANAJ, duke i uruar pėr emėrimin, i ka njoftuar pjesėmarrėsit me objektivat dhe tė arriturat e Kėshillit nė zbatimin e legjislacionit pėr shėrbimin civil si dhe me nevojėn e bashkėpunimit dhe koordinimit tė institucioneve pėrkatėse pėr zbatimin e ligjit me qėllim tė trajtimit tė tė gjitha rasteve tė nėpunėsve civilė nė pajtim me ligjin dhe procedurat pėrkatėse.

Nė vazhdim z.Lulzim ALIAJ, ka ligjėruar pėr funksionet dhe kompetencat e Kėshillit, procedurėn e marrjes sė Vendimit nė Kėshill, procedurėn para shqyrtimit tė ankesės nė Kėshill, format e vendimmarrjes, afatet dhe veprimet nė kuadėr tė organit tė punėsimit, zbatimin e vendimeve tė Kėshillit nga organet e punėsimit, personat pėrgjegjės tė organit tė punėsimit pėr zbatimin e vendimeve tė Kėshillit, pėrgjegjėsitė dhe obligimet e personave pėrgjegjės pėr zbatimin e vendimeve tė Kėshillit, procedurėn e njoftimit pėr mos zbatimin e vendimit tė Kėshillit, dhe pėrmbarimin e vendimit tė Kėshillit nė procedurė gjyqėsore.

Gjatė trajnimit, me qėllim tė elaborimit tė marrėdhėnies sė punės nė shėrbimin civil dhe rrjedhimisht edhe mbrojtjes sė tė drejtave tė nėpunėsve civil nė procedurė gjyqėsore, z. Manaj dhe z.Aliaj, kanė sqaruar mėnyrėn e rregullimit ligjor tė shėrbimit civil si dhe tė drejtat dhe pėrgjegjėsitė e nėpunėsve por edhe e organeve tė punėsimit nė raport me nėpunėsin civil, duke i kushtuar njė rendėsi tė veqantė ndėrlidhjes me veprat penale qė kanė tė bėjnė me cenimin e tė drejtave nga marrdhėnia e punės, pezullimin e nėpunėsve civil dhe masat disiplinore nė ndėrlidhje me veprėn penale pėr keqpėrdorim tė pozitės apo autoritetit zyrtar.

Gjatė trajnimit janė diskutuar ēėshtje tė ndryshme tė paraqitura nga pjesėmarrėsit dhe poashtu janė diskutuar raste tė ndryshme tė kontesteve tė punės sė nėpunėsve civil, tė cilat ndėrlidhen me Vendimet e Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės dhe shqyrtimin e padive nga gjykata kompetente apo kallėzimeve penale nga prokuroria kompetente.