Kryetari i KPMSHCK-sė, z. Shkėmb Manaj, mbajti konferencė shtypi ku prezentoj rezultatet e arritura gjatė vitit 2016, sipas funksioneve kushtetuese dhe ligjore tė Kėshillit

  • Te gjitha Fotot

    z. Manaj prezentoj nė detaje, raportin e punės nė pika tė pėrgjithshme, si nė vijim: Funksioni i ankesave Lidhur me funksionin ligjor tė shyrtimit dhe zgjidhjes sė ankesave tė nėpunėsve civil dhe tė kandidatėve pėr pranim nė shėrbimin civil, ju njoftoj se Kėshilli i Pavarur Mbikeqyrės gjatė vitit 2016 ka pranuar 587 ankesa dhe nė shqyrtim ka pasur edhe 57 ankesa qė janė bartur nga viti 2015, pra gjithsejt nė shqyrtim Kėshilli ka pasur 644 ankesa. Numri i ankesave tė vendosura nga Kėshilli deri me datėn 27.12.2016 janė 508 ankesa, ndėrsa nė nė proces tė shqyrtimit janė edhe 136 ankesa tė cilat janė parashtruar nė Kėshill kryesisht gjatė muajit dhjetor.

Mėnyra e vendosjes sė ankesave

Nga tė dhėnat e mė poshtme, rezulton se Kolegjet e Kėshillit lidhur me ankesat e shqyrtuara gjatė kėtij viti,  kanė vendosur si me poshtė:

Janė aprovuar si tė bazuara...............................................................96   ankesa
Janė  refuzuar si tė pabazuara......... .................................................169  ankesa
Janė aprovuar pjesėrisht .................................................................. 10   ankesa
Janė  hedhur poshtė si tė palejuara....................................................106 ankesa
Kėshilli ėshtė  shpallur jo kompetentė..................................................29  ankesa
Ėshtė  vendosur pėr tė pėrfunduar procedimin administrativ...............16   ankesa
Ėshtė vendosur pėr rishqyrtim.........   ................................................. 24  ankesa
Janė detyruar organet tė vendosin nė shkallė tė parė .........................58  ankesa
Gjithsej janė vendosur.........................................................................508

Nga 508 vendime, organet e punėsimit kanė qenė tė obliguara t’i zbatojnė 188 vendime, prej tyre:

Janė  zbatuar deri me 27.12.2016 ..............................................................132
Nuk janė zbatuar deri me 27.12.2016 ..........................................................17
Janė nė proces tė zbatimit tė vendimeve.......................................................39

Vlenė tė theksohet se nė ēdo vit ėshtė duke u rritur numri i zbatimit tė vendimeve tė Kėshillit dhe nė kėtė drejtim kemi njė bashkėpunim tė ngushtė me Qeverinė e Kosovės si dhe me Kuvendin e Republikės sė Kosovės.

Institucionet qė nuk i kanė zbatuar vendimet  e Kėshilli janė:

1.Komuna e Prishtinės  ........................................................................... 3 vendime
2. Administrata Tatimore e Kosovės. ....................................................... 3 vendime
3.Agjencioni Pyjor i Kosovės ................................................................... 2 vendime
4.Ministria e Infrastrukturės..................................................................... 2 vendime
5.Ministri a e Tregtisė dhe Industrisė...................................................... 1 vendim
6.Ministria e Punėve tė Jashtme............................................................. 1 vendim
7.Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė.....................................1 vendim
 8.Ministria e Punės dhe Mirėqenies Sociale............................................1 vendim
9.Ministria e Drejtėsisė............................................................................ 1vendim
10.Komuna e Ferizajit ........................................................................... .1 vendim
11.Komuna e Gjakovės.......................................................................... .1 vendim

Natyra e shkeljeve tė cilat janė evidentuar janė:

•Ankesa tė parashtruara nga kandidatėt pėr pranim nė shėrbimin civil, kundėr proceseve tė rekrutimit nė shėrbimin civilė;
•Ankesa kundėr  transferimit tė nėpunėsve civilė;
•Ankesat pėr realzimin e kompensimit dhe shtesave nė pagė tė nėpunėsve civilė;
•Ankesat kundėr ndėrprerjes sė marrėdhenies sė punės nė shėrbimin civil ;
•Ankesat kundėr vlerėsimit tė rezultateve nė punė tė nėpunėsve; dhe
•Natyra tjera qė nderlidhen me marrėdhenien e punės sė nėpunėsve civilė. 

Pėr tė pėrmbyllur me funskionin e ankesave, dua tė thkesoj se ėshtė vlerėsim edhe i gjykatave tė vendit dhe i partnerėve nderkombėtar qė e pėrcjellin punėn e Kėshillit, se Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civilė tė Kosovės, nė tė gjitha rastet vendos brenda afateve ligjore dhe nė asnjė rast nuk ka ndodhur qė Kėshilli tė hesht dhe tė mos e zgjidh ankesėn e ankuesit.

Funksioni i vėzhgimit

Kėshilli, gjatė kėtij viti ka vėzhguar 139 procedura te emėrimit tė nėpunėsve civilė tė nivelit drejtues nga ana e institucioneve  qendrore dhe lokale tė vendit.

Kėshilli ka nxjerr  (139) raporte dhe ka vendosur si nė vijim:

•I ka aprovuar si tė rregullta  59 pozita pasiqė ka konstatuar se procedurat e rekrutimit, respektivisht tė avancimit nė pozita tė nivelit drejtues ėshtė zhvilluar ne pajtim me rregullat dhe parimet e legjislacionit pėr shėrbimin civilė;
•I ka anuluar 80 pozita pqasiqė ka konstatuar se proceduarat e avancimit pėr pozitat e nivelit drejtues  janė  zhvilluar nė kundėrshtim me dispozitat dhe procedurėn e pėrcaktuar me legjislacionin e shėrbimit civilė, duke i obliguar institucionet qė ti anulojnė zhvillimin e procedurave tė rekrutimit dhe tė njėjtat tė zhvillojnė nė pajtim me legjislacionin.

Monitorimi i zbatimit tė legjislacionit tė shėrbimit civlė nga institucionet qė kanė tė punėsuar nėpunės civil

Nė kuptim tė ushtrimit tė funksionit tė monitorimit pėr zbatimin e legjislacionit tė shėrbimit civilė, Kėshilli ka realizuar  53 vizita monitoruese dhe deri me tani ka pėrgatitur dhe ka aprovuar 46 raporte pėr institucionet publike tė nivelit qendror dhe lokal.
Kėshilli, nė procedurė tė monitorimit ka evidentuar 206 tė gjetura tė cilat pėrbėjnė shkleje ligjore dhe procedurale dhe ka nxjerr 206 rekomandime, mė ē’rast ka kėrkuar nga menaxhmenti i lartė i institucioneve qė tė ndermarrin veprimet pėr eliminimin e shkeljeve si dhe qė tė njėjtat tė mos i pėrseritin nė tė ardhmen.

Gjatė kėtij viti, kemi angazhuar kolegje tė veēanta pėr tė trajtuar dhe analizuar zbatimin e legjislacionit tė shėrbimit civilė, lidhur me:

•Pėrfaqėsimin gjinor nė shėrbimin civilė, me theks tė veēantė pėrfaqėsimin e gjinisė femėrore nė pozitat e nivelit drejtues dhe tė nivelit tė lartė drejtues;
•Pėrfaqėsimin etnik nė tė dy nivelet e organizimit tė administratės publike, pra nė nivel qendror dhe lokal; si dhe
•Jemi duke shqyrtuar angzhimin e personave me Marrėveshje pėr Shėrbime tė Vėcanta sepse gjatė monitorimit kemi evidentuar numėr tė madh tė Marrėveshjeve pėr Shėrbime tė Vecanta tė cilat janė lidhur pa asnjė procedurė tė thjeshtėzuar ashtu siē e pėrcakton ligji si dhe nė shumė raste ėshtė konstatuar se persoant me Marrėveshje pėr Shėrbime tė vecanta janė caktuar nė pozita tė nėpunėsve civilė, e cila ėshtė nė kundėrshtim me legjislacionin e shėrbimit civilė.

Kėto raporte tė veēanta, do tė inkorporohe nė Raportin Vjetor tė Punės sė Kėshillit, i cili sipas ligjit, deri nė fund tė muajit mars i dėrgohet pėr shqyrtim dhe miratim Kuvendit tė Republikės sė Kosovės.

Mbrojtja juridike e vendimeve te   Kėshillit pranė gjykatave tė vendit

Gjatė vitit 2016, Gjykata Themelore nė Prishtinė – Departamenti pėr Ēėshtje Administrative ka shqyrtuar dhe vendosur pėr 186 kėrkesėpadi tė cilat janė parashtruar nga palet e pakėnaqura kundėr vendimeve tė Kėshillit pėr vitet paraprake.

Nga 186 Aktgjykime qė i ka nxjerr Gjykata Themelore nė Prishtinė, ka vendosur si nė vijim:

•127 Aktgjykime janė refuzuar kėrkesėpaditė e paditėsve kundėr vendimeve tė Kėshilli dhe janė lėnė nė fuqi  vendimet e Kėshillit;
•29 Aktgjykime tė Gjykatės Themelore nė Prishtinė janė aprovuar kėrkesėpaditė dhe vendimet tė Kėshillit janė kthyer nė rishqyrtim dhe rivendosje nė Kėshill;
•17 Aktvendime ka pezulluar procedurėn pasiqė palėt i kanė tėrhequr paditė;
•4 Aktvendime ka shpallur veten jo kompetent pėr tė vendosur lidhur me padinė e paditėsve.
•2 Aktvendime ka ndėrprerė procedurėn gjyqėsore;
•6 Aktvendime ka hedhė poshtė padinė e paditėsve; dhe
•Vetėm nė 1 rast, Gjykata ka nxjerr Aktgjykim pėrfundimtar duke e anuluar vendimin e Kėshillit. Pėr kėtė rast, Kėshilli ka parashtrua ankesė nė Gjykatėn e Apelit presim qė edhe kėtė rast ta fitojmė sepse konsiderojmė se vendimi i Kėshillit ėshtė    nxjerr nė pajtim me gjendjen faktike dhe juridike.

Legjislacioni

Kėshilli i Pavarur Mbikėqyres pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės ka aprovuar tri Rregullore lidhur me pėrcaktimin e rregullave dhe procedurave pėr kryerjen e funksioneve tė Kėshillit.

Me datėn 15.12.2016, nė cilėsinė e kryetarit  kam nėnshkruar Rregulloren nr. 02/2016 pėr Punėn e Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyres pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės e cila ka hyrė nė fuqi me datėn 22.12.2016.

Ndėrsa, me datėn 23.12.2016 kam nėnshkruar Rregulloren 03/2016 pėr Rregullat dhe Procedurat e Ankesave nė Kėshillin e Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės si dhe Rregulloren Nr. 04/2016 pėr Rregullat dhe Procedurat e Mbikėqyrjes se Zbatimit tė Legjislacionit tė Shėrbimit Civilė. Tė dy kėto Rregullore do tė hyjnė nė fuqi nga data 1 janar 2017.

Me nxjerren e ketyre akteve nėnligjore, Kėshilli ka arritur qė tė krijoj gjitha aktet nėnligjore qė pėrcaktojnė rregullat dhe procedurat e ushtrimit tė tri funksioneve ligjore tė Kėshilli si dhe tė pėrcaktoj rregullat dhe procedurat e brendshme pėr punėn e Kėshillit dhe tė sekretarisė.

Po ashtu, ju njoftoj se me datėn 02.12.0216, Kėshilli i ka dėrguar njė shkresė Komisonit pėr Administratė Publike tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, lidhur me nevojėn e ndryshimit tė Ligjit Nr. 03/L-192 pėr Kėshillin e Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės sepse kemi konstatuar se ka zbrazėtira ligjore nė kėtė ligj. Me ndryshimin e Ligjit pėr Kėshillin e Pavarur, presim qė tė shtohen kompetenca me tė mėdha pėr Kėshillin, duke u fokuar nė :

•Pėrcaktimin e sanksioneve shtesė ndaj personave pėrgjegjes pėr zbatimin e vendimeve tė Kėshillit, nė rast tė moszbatimit tė vendimit tė Kėshillit brenda afatit tė pėrcaktuar ligjor. Kjo do tė ndikoj qė vendimet e Kėshillit tė zbatohen nė masė me tė madhe;
•Pastaj,  Kėshillit duhet t'i njihet e drejta e ushtrimit tė funksionit pėr vėzhgimin e procedurave tė emėrimit pėr pozitat e nivelit tė lartė drejtues, sepse aktualisht kėshilli ka tė drejtė qė tė shqyrtoj vetėm ankesat e pozitave tė nivelit tė lartė drejtues. Ne kemi konstatuar se ka pasur deformime tė procesit tė emėrimeve nė pozitat e   nivelit tė lartė drejtues, si pasojė e asaj se Kėshilllit iu ka pa mundėsuar me ligj qė tė vezhgoj dhe tė vendos nese procedurat janė zhvilluar nė pajtim me legjislacionin e shėrbimit civilė.