KPMSHCK-ja do sanksione me ligj pėr institucionet qė s’ia zbatojnė vendimet

  • Te gjitha Fotot

    Mė shumė se 500 ankesa pėr shkelje tė ndryshme janė bėrė vetėm gjatė kėtij viti nė Kėshillin e Pavarur Mbikėqyrės tė Kosovės pėr Shėrbyesit Civilė. Nė 100 prej tyre, Kėshilli ka konstatuar se ka pasur shkelje dhe ka kėrkuar nga institucionet, ku kanė ndodhur shkeljet, tė zbatohet vendimi, raporton KTV. Ankesat kryesisht kanė tė bėjnė me kundėrshtimin e procedurave tė rekrutimit nė shėrbimin civil, vlerėsimin e rezultateve nė punė si dhe ndėrprerjen e marrėdhėnies sė punės. Institucionet janė tė obliguara qė brenda 15 ditėve tė zbatojnė vendimet e KPMSHCK-sė.

Ankesa tė shumta nė adresė tė kėtij kėshilli pėr shkelje tė pretenduara kanė bėre edhe nėpunėsit nga komunat veriore tė vendit.

Edhe te Avokati i Popullit ėshtė rritur numri i ankesave nga kjo kategori e tė punėsuarve edhe atėherė kur vendimet e KPMSHCK-sė nuk respektohen.

Pėr zgjidhjen e kėtij problemi, nė Federatėn e Sindikatave tė Shėrbyesve Civilė tė Kosovės thonė se duhet tė ketė dėnime pėr institucionet pėrkatėse.

Moszbatimi i vendimeve nga institucionet ka shtyrė KPMSHCK-nė qė tė bėjė kėrkesė pėr ndryshimin dhe plotėsimin e ligjit pėr kėtė kėshill.

Me kėtė ligj parashihen edhe sanksione pėr ata qė nuk i pėrfillin vendimet e KPMSHCK-sė.

Nga Komisioni pėr Administratė Publike e pranojnė qė kėto vendime rrallė herė gjejnė zbatim.

Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Administratės Publike, Kosova ka 18 mijė e 686 shėrbyes civilė, 12 mijė e 199 janė shėrbyes qendrorė dhe 6 mijė e 487 janė lokalė.

 


Materiali ėshtė huazuar nga koha.net