Njoftim

  • Te gjitha Fotot

    Nga mbledhja e Komisionit pėr tė Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. Deputetėt e komuniteteve jo shumicė vlerėsuan se neni 11, i Ligjit pėr Shėrbimin Civil tė Republikės sė Kosovės, nuk ėshtė duke u zbatuar. Nė mbledhjen e sotme tė Komisionit pėr tė Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, kryesuar nga kryetarja e Komisionit Jasmina Zhivkoviē, ėshtė diskutuar lidhur me implementimin nenit 11, tė Ligjit pėr Shėrbimin Civil tė Republikės sė Kosovės.

Lidhur me zbatimin e kėtij neni, i cili parasheh qė nė institucionet e vendit, nė ato qendrore dhe lokale, tė pėrfshihen 10% e shėrbyesve civil nga komuniteti jo shumicė, folėn pėrfaqėsuesit e kėtyre komuniteteve, pėrkatėsisht anėtarėt e Komisionit: Myfera Shinik, Grupi Parlamentar (GP) 6+, nga komuniteti turk, Danush Ademi, GP 6+, komuniteti ashkali, Qerim Bajrami GP 6+, komuniteti boshnjak, si dhe Veton Berisha GP LDK, komuniteti egjyptas, tė cilėt vlerėsuan se ky nen nuk ėshtė duke u zbatuar sipas dispozitave tė parapara tė Ligjit pėr Shėrbimin Civil tė Republikės sė Kosovės.

Ata u angazhuan dhe kėrkuan nga Qeveria, qė tė gjejė forma dhe tė nisė sė zbatuari ky nen, nė mėnyrė qė pėrfaqėsimi i komuniteteve jo shumicė nė institucionet e vendit tė realizohet sipas kuotės sė parashikuar. Duke raportuar pėr zbatimin e kėtij neni (11) tė Ligjit pėr Shėrbimin Civil tė Republikės sė Kosovės, kryetari i Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil tė Kosovės, Shkėmb Manaj, ndėrkaq, njoftoi se nė nivelin qendror, neni nė fjalė zbatohet nė masėn 6.24%. I njėjti nen, tha ai, nė nivelin lokal realizohet nė 16.83%. 

Ai mė tej sqaroi se bazuar nė numrin e pėrgjithshėm tė shėrbyesve civil nė nivel vendi (mė se 17 mijė), mund tė themi se ky nen arrin nė masėn e paraparė tė dispozitės ligjore, por, megjithatė, nėnvizoi Manaj, duhet pėrpjekur qė shkalla e pėrfaqėsimit tė rritet nė tė dyja nivelet. Pėr tė arritur zbatimin e plotė tė Ligjit, pėrkatėsisht zbatimin e nenit 11 tė tij, ai kėrkoi bashkėpunim edhe mė tė ngushtė me komisionin. Pėr zbatimin e kėtij Ligji, bazuar edhe nė debatin e sotėm, komisioni do tė hartojė rekomandimet, tė cilat do tė shqyrtohen edhe nė mbledhje plenare tė Kuvendnit.