PER KËSHILLIN

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (Këshilli) është i paraparë në aktin më të lartë Juridik të Republikës së Kosovës, konkretisht me nenin 101.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili përcakton; " Një Këshill i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil, siguron respektimin e rregullave dhe parimeve, që rregullojnë shërbimin civil dhe i cili pasqyron diversitetin e popullit të Republikës së Kosovës ."

Historiku dhe mandati i Këshillit

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Këshilli) është i paraparë në aktin më të lartë Juridik të Republikës së Kosovës, konkretisht me nenin 101 pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Me Ligjin Nr. 03/L-192 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës është organ i pavarur  që i raporton në mënyrë të drejtpërdrejtë Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Këshilli fillimisht është themeluar me Rregulloren e UNMIK-ut, nr. 2001/36 mbi Shërbimin Civil të Kosovës dhe ka filluar të funksionojë në vitin 2004 në  kuadër të Ministrisë së Shërbimeve Publike. 

Me Rregulloren e UNMIK-ut, nr. 2008/12 për ndryshimin e Rregullores Nr. 2001/36 të datës 27 shkurt 2008, Këshilli është njësi e mëvetësishme, që i raporton në mënyrë të drejtpërdrejt Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendi të gjitha raportet e Këshillit ia përcjell Kryeministrit.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar edhe Ligjin  nr. 03/L-192 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi me 30 gusht 2010. Gjithashtu edhe sipas këtij Ligji Këshilli është organ i pavarur i cili për punën e vet i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Funksionet e  Këshillit janë të përqendruar në shqyrtimin e ankesave të nëpunësve civil dhe aplikuesve për punësim në shërbimin civil të Kosovës, mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për shërbimin civil  dhe vëzhgimin e zgjedhjes së nëpunësve civil te nivelit drejtues dhe niveleve të njëjta ne Institucionet e Kosovës. 

Baza ligjore për funksionimin e Këshillit është Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Ligji  nr. 03/L-192 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Ligji nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji nr. 02/L-028 për Proceduarën Administrative  dhe aktet nënligjore që implementojnë këto ligje.

Këshilli gjatë gjithë vitit 2010, fuqishëm ka qenë i angazhuar në përpjekje që të sigurohet një shërbim civil cilësor në  frymën  profesionale duke zbatuar legjislacionin për shërbimin civil që  Kosova të ketë një administratë efikase me vlera dhe standarde evropiane. 

Fondet e Këshillit sigurohen nga buxheti i Republikës së Kosovës.

ORGANIZIMI I BRENDSHËM I KËSHILLIT

KËSHILLI përbëhet nga 7 (shtatë) anëtarë. Anëtarët e Këshillit zgjidhen përmes konkursit të hapur dhe transparent te cil ë t emërohen nga Kuvendi i Kosovës. Kryetari i Këshillit zgjidhet nga vetë anëtarët e Këshillit. Mandati i të gjithë anëtarëve të Këshillit është 5 vjeçar.

SEKRETARIATI - Në kuadër te këshillit funksion Sekretariati i tij, i cili ndihmon këshillin në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të këshillit. Sekretariati udhëhiqet nga drejtori ekzekutiv i Sekretariatit i cili i përgjigjet drejtpërdrejtë Kryetarit të Këshillit. Drejtori dhe nëpunësit e sekretariatit janë nëpunës civil.

KUSH MUND TË ANKOHET NË KPMSHCK?

Në Këshill mund të ankohen :

  • Nëpunësit Civilë të Kosovës dhe
  • Aplikuesit për punësim në Shërbim Civil të Kosovës.

SI MUND TË ANKOHEMI NË KPMSHCK?

Ankuesi duhet të shfrytëzojë procedurën e brendshme të organit punëdhënës( fillimisht të ankohet, në komisionin e ankesave të autoritetit punëdhënës) e pastaj në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, përjashtimisht, në raste të përcaktuara më ligj, mund të drejtohen drejtpërdrejt në Këshill.

Kontakt
Adresa:
Ndërtesa e Gërmisë, Rruga:"Nënë Terezë" p.n, 10 000 Prishtinë, Kosovë

 

 Sekretariati i Këshillit:
Tel:+381 (0) 38 212 040, ext:10 949